Kurti priti në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës

0
35

Kryeministri në detyrë, i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në zyrën e tij Kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës, z. Fadil Hoxha bashkë me Nënkryetaren, znj. Albana Murseli dhe anëtaren e kryesisë, znj. Fiorda Domi Lokaj. 

 

Gjatë takimit u diskutua mbi sfidat e punëtorëve medial në ushtrimin e detyrave të tyre pas situatës së krijuar nga COVID-19, por edhe rëndësinë që mediat kanë në mirëinformimin e publikut dhe paanshmërinë në raportim. Me këtë rast u ngrit shqetësimi rreth raportimit jo profesional në lajmet qendrore të RTK-së mbi situatën emergjente të shëndetit publik në Komunën veriore të Mitrovicës dhe Zveçanit.

 

Kryeministri në detyrë Kurti vuri theksin te rëndësia që transmetuesi publik ka në përçimin e mesazhit për respektimin e masave dhe këshillave të ekspertëve shëndetësor për parandalimin e përhapjes së COVID-19, si forma më efikase për tejkalimin e situatës emergjente të shëndetit publik.