Kurti priti në takim ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu

0
39

Sot, në zyrën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, erdhi për vizitë ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu, i cili u prit nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ata diskutuan për format e bashkëpunimit në kuadër të misionit të OSBE-së.

Gjatë takimit, u fol gjithashtu edhe për situatën e krijuar nga përhapja e virusit Corona. Ambasadori, z. Braathu, shprehu vlerësimin e tij për punën e Qeverisë në menaxhimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.