Kurti për rastet e dhunës në familje: Kjo është shqetësuese për të gjithë ne si shoqëri

0
45

Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti, sot mbajti takim me Ministren e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, u.d. të Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Xhelal Svecla, Drejtorin e Policisë, z. Rashit Qalaj, Kryeshefen Ekzekutive të Agjencisë për Barazi Gjinore, znj. Edi Gusia, Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Bahri Hyseni, Drejtorin e Departamentit të Hetimeve, z. Riza Shillova dhe Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Skender Çoçaj.

Takimi me këta akterë relevantë ishte i natyrës konsultative, si rrjedhojë e shqetësimeve të ngritura së fundmi në lidhje me numrin e madh të rasteve të dhunës në familje dhe përdhunimeve të shtuara.

Me ardhjen e pandemisë, është vënë në dukje një rritje e konsiderueshme e këtyre rasteve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo është shqetësuese për të gjithë ne si shoqëri, andaj sot diskutuam për nevojën e menaxhimit sa më të mirë të kësaj situate.

Qeveria është e përkushtuar që të punojë në ngritjen e përgjegjësisë institucionale në lidhje me adresimin e rasteve të tilla.