Kurti pas takimit me Bordin e Përkohshëm të Trepçës: Trepça ka vëmendjen e plotë të Qeverisë

0
73

Në një takim të përbashkët, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, z. Besnik Bislimi, pritën Kryesuesin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Trepçës, z. Sylejman Hyseni, u.d. Kryeshefin Ekzekutiv të Trepçës, z. Hysen Vrajolli dhe ish drejtorin e Trepcës, z. Nazmi Mikullovci.

Në takim, përfaqësuesit e ndërmarrjes publike “Trepça” diskutuan mbi potencialin e Trepçës dhe planet për maksimizimin e këtij potenciali. Kapacitetet e saj janë shtetndërtues, por për realizimin e tyre duhet të hartohen plane dhe të ketë planifikim.

Trepça ka vëmendjen e plotë të Qeverisë dhe Kryeministrit në detyrë. Derisa po ballafaqohemi me pandeminë e cila përpos shëndetit publik po na e cenon edhe shëndetin ekonomik, për Trepçën jemi duke u kujdesur përmes masës së katërt të Pakos Fiskale Emergjente kurse ajo do të ketë vëmendje edhe më të shtuar në pakon e dytë fiskale të rimëkëmbjes ekonomike.