Kurti me kabinetin e tij u takuan në fundjavë për programin qeverisës

0
41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë të shtunës dhe të dielës, së bashku me 17 anëtarët e kabinetit qeveritar, kanë zhvilluar punëtorinë për hartimin e Programit Qeverisës dhe Planin e Veprimit për katër vitet e qeverisjes.

Kreu i Qeverisë tha se qëllimet strategjike, objektivat operacionale dhe masat qe do të ndërmerren u prezantuan dhe u shqyrtuan nga ai dhe kabineti i tij dhe këto dokumente që sipas tij përcaktojnë qartë prioritetet e qeverisë që ai e udhëheq do të finalizohen edhe teknikisht dhe do të dalin në Qeveri për votim e në Kuvend për diskutim, transmeton Klan Kosova.

“Qytetarët kanë votuar për ndryshim. Me vullnetin e tyre ata kanë mundësur ndryshimin, kurse me punën tonë, qeveria jonë do ta jetësojë ndryshimin. Programi ynë qeverisës do të reflektojë kërkesat, të drejtat dhe nevojat e qytetarëve, për përmbushjen e të cilave ne do të angazhohemi me përkushtim”, ka shkruar ai në Facebook.