Kurti letër Thaçit: Më vjen mirë që u takuam sot, për COVID-19 jemi në kontakt, për politikë respektoje Kushtetutën

0
68

Kryeministri në detyrë pas takimit që ka pasur me presidentin  vendit Hashim Thaçi, i k dërguar një letër, duke i thënë se e  falënderon për qëndrimin e tij se do të respektoj Kushtetutën e Kosovës dhe praktikën kushtetuese.

Mirëpo Kurti i ka bërë me dije presidentin, se konsultimet që aktualisht është diku i kryer me liderët e partive të tjera politike, nuk kanë bazë në asnjë dispozitë të Kushtetutës së Kosovës.

Tutje Kurti përmes kësaj letre i ka ritheksuar gatishmërinë e tij për të vazhduar me kontakte në lidhje me betejën e përbashkët kundër Covid 19.

Kurti i ka thënë Thaçit se për çfarëdo teme tjetër, do të realizojnë komunikimin në formë të shkruar.