Kurti emëron Jusuf Thaçin, Zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,  ka emëruar sot, Jusuf Thaçi, Zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Duke i uruar punë të mbarë, kryeministri Kurti, ka thënë se përgatitja profesionale e Thaçi  do t’i ndihmojë shumë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,  dhe se kontributi i tij në këtë institucion është më së i nevojshëm.