“Kurrë në jetë nuk do ta harroj momentin kur…”

0
185

Nga Arjeta Spahiu

Ky moment mund të jetë lidhur me ndonjë ngjarje pozitive apo negative, por e rëndësishmja është se ky është moment kyç sepse ka lënë një imprint në krijimin e personalitetit dhe në mënyrën se si e sheh jetën, apo si i vlerëson raportet qoftë intime, familjare apo shoqërore.

A mundet një moment të jetë aq i fuqishëm sa që të krijoj paragjykim për momente të tjera pasuese? Absolutisht po! Kështu lindin paragjykimet për ngjarje e rrethana sadopak të njejta. Këto paragjykime të bëjnë hezitues, apo entuziast tej mase, duke u nisur nga pika referuese “e momentit” të mëhershëm. Sa është i arësyeshëm apo jo pak ka rëndësi, se kemi të bëjmë me ndërdijen dhe çfarë fuqie ai moment ka në ty.

Jeta është vallzim! Të jesh i hapur ti mësosh hapat, pa paragjyku se nuk di të vallzosh, është bekim.

Një ditë do ta kujtosh atë moment, dhe do të ketë kuptim krejtsisht tjetër!