Kurorëzohet çifti nga Ferizaj, me uniformë ushtarake

0
53

Izjadin dhe Jetmira Ramusholli në ditën kur është votuar transformimi i FSK-së në Ushtri, te veshur me uniformë të FSK-së, janë kurorëzuar.

Çifti nga Manastiri i Ferizajt me shkas kanë vendosur që të kurorëzohen në Ditën e Ushtrisë dhe për këtë janë shprehur të lumtur.

“Jemi shumë të emocionuar dhe njëkohësisht krenarë që 14 dhjetori i vitit 2018 do të na kujtoj gjithmonë kurorëzimin e dashurisë tonë dhe datën kur Republika e Kosovës formoi Ushtrinë”, kanë thënë çifti Ramusholli për Ferizajnews.

“Gjithashtu gjithmonë do të jemi mirënjohës ndaj mikes tonë të përhershme, Amerikës”, kanë thënë ata.