Kurat natyrale në shtëpi kundër diarresë

0
111

Diarrea është një nga shenjat paralajmëruese të organizmit që tregon se ky i fundit po përpiqet të eliminojë toksina.

Diarrea është një problem që shkaktohet nga një virus, ndaj të cilit njeriu ekspozohet në mënyrë të vazhdueshme.

Ky problem jo domosdoshmërisht zgjidhet me medikamente.

Në shumë raste, diarrea mund të zgjidhet falë kurave natyrale sipas rekomandimeve të AgroWeb.org.

Kur duhet të shkoni tek mjeku

Njeri që përballet me diarrenë, duhet që në fillim të rimëkëmbë lëngjet e humbura. Njerëzit duhet të shkojnë tek mjeku në momentin që përveç diarresë kanë edhe temperaturë, dhimbje abdominale dhe gjakderdhje.

Si të kuroni diarenë në kushtet e shtëpisë

Një nga këshillat më kryesore të mjekëve është që njerëzit e prekur nga diarrea të hidratohen sa më shumë.

Kjo mund të bëhet duke përzier 6 lugë sheqeri, gjysëm luge me kripë dhe një litër ujë.

Një tjetër kurë kundër diaresë ka të bëjë me konsumin e lëngjeve të frutave ose të mishit.

Një nga lëngjet më të mira të frutave kundër diaresë është ai i mollës.

Kur vjen puna tek ushqimi, ekspertët rekomandojnë një pjatë pilaf i cili jo vetëm tretet mirë por edhe është i butë me stomakun dhe zorrët.

Sasia e pakët e fibrës tek orizi i bardhë do të ngadalësojë diarenë dhe do të mbledhë stomakun.

Një tjetër ushqim i mirë është bananja, e cila është shumë e pasur me kalium, një mineral i rëndësishëm për organizmin.

Njerëzit që vuajnë nga diarrea duhet të marrin më shumë zink.

Ky mineral parandalon diarrenë akute veçanërisht tek fëmijët.

Shmangni produktet e bulmetit dhe agrumet

Produktet e bulmetit dhe agrumet duhen shmangur nëse vuani nga diarrea sepse enzimat e stomakut për tretjen e tyre kanë dalë jashtë me diarrenë.

Kjo do të thotë se këto produkte do të nxisin vazhdimin e diaresë.

Për më tepër, nëse dëshironi të shëroheni sa më parë, merrni probiotikë në farmaci.

Këto substanca do ju ndihmojnë të shëroheni më shpejt./AW