“Kur tjerët t’ikin nga ti, ti ec dhimbjës sate”

0
139

Nga Çun Lajçi

Kur t’rrokë malli ec mos kqyr mbrapa
djegi thembrat deri t’ther zemra
deri t’thehen gjujtë
deri fushat t’mos bahen kodra
ec kur t’rrokë malli
mbrapa kresë hudhi mendët
si zana flokët
erë bahu trokaçë n’qafën e ogiçit
blegërimë n’rudina
rrjetë merimange n’degë
ec kur piqësh mallit dhimbjësh kur digjësh
e mos u ndal pa u ndalë era
pa u ba rrugë
Kur tjerët t’ikin nga ti ti ec dhimbjës sate

*Titulli i origjinalit: “Pa u ba rrugë”