Kur të zbuloni se çfarë i bën trurit tuaj të qenit vazhdimisht ‘online’, s’do qëndroni më aq gjatë!

0
78

Jeni të prirur për të kontrolluar vazhdimisht telefonin apo për të ri-freskuar Instagram-in pa pushim?

Zakonisht, kjo njihet si “vigjilencë online” dhe një studim i ri thotë se është i dëmshëm për trurin tuaj.

Studimi, i botuar në “Human Communication Research”, vëzhgoi mbi 1800 njerëz, në tre studime.

Ai gjeti një lidhje të madhe midis asaj se sa këta njerëz monitoronin “jetën e tyre online” dhe sa të stresuar ishin.

Vigjilenca në internet, thonë studiuesit, do të thotë tre gjëra: Ju jeni vazhdimisht duke menduar për botën në internet, nga Facebook-u, TikTok-u e deri në WhatsApp, po e vëzhgoni atë gjatë gjithë kohës dhe doni të reagoni menjëherë ndaj njoftimeve.

Të qenit vigjilent në internet është bërë një mënyrë jetese për miliona njerëz gjatë pandemisë dhe në disa raste, këtë e kërkon edhe lloji i punës që mund të bëni.

Sidoqoftë, rezultatet e studimeve tregojnë se kjo po “jua streson trurin”.

Nga ana tjetër, një nga studimet e tjera zbuloi se në një aspekt tjetër, ky “element stresues” ka edhe një të mirë.

Duke qenë gjatë gjithë kohës “të lidhur” (connected), shkencëtarët zbuluan se ju keni më shumë mundësi për “multitasking”, pra për të bërë disa punë njëkohësisht apo për të përballuar disa infromcione njëkohësisht.

Megjithatë, kjo mund të mbingarkojë qendrat e vëmendjes së trurit tuaj dhe të bëjë që stresi të rritet.

Multitasking, sipas një studimi të vitit 2014, në të vërtetë zvogëlon një zonë të quajtur korteksi i cingulatit anterior dhe kjo tkurrje mund ta bëjë më të vështirë marrjen e vendimeve të parakohshme.

Në momentin që njerëzit i kushtojnë kaq shumë rëndësi botës online, kur ata i kthehen “mendjes së tyre”, nuk kanë burime të mjaftueshme njohëse për t’u marrë me situata aktuale të jetës reale dhe kështu, stresohen më shpejt.

Një lidhje 24/7 me telefonin tuaj mund ta bëjë trurin tepër të ndjeshëm ndaj tingujve dhe sinjaleve të njoftimit (notifications). Kjo mund t’ju bëjë të mërziteni, të jeni në panik ose të ndiheni fajtor nëse nuk u përgjigjeni shpejt.

Të menduarit vazhdimisht për të qenë në internet, edhe nëse nuk jeni askund afër telefonit tuaj, ishte problemi më i madh. Shumë prej nesh po jetojnë në internet, duke menduar për njoftimin e ardhshëm ose kush është personazhi i ditës në Twitter, dhe shkenca thotë se e gjithë kjo nuk është gjëja më e mirë që mund t’i bëni trurit tuaj.

Nuk ka të dhëna nëse ky stres është i përhershëm, ose nëse mund të ndikojë në trurin tuaj për një kohë të gjatë, por është një motiv i mirë për të marrë ca kohë nga jeta juaj në rrjetet sociale dhe për ta përdorur atë për diçka më të mirë, në botën reale.

Burimi: Bustle