Kur të lodheni, kujtoni dikush tërë natën ëndërron të dëgjojë të qarën e një fëmije!

0
148

Nga Shpresa Bajrami

Të nderuara gra, nëna ju lutem mos u ankoni nga se bebi juaj nuk flejti gjatë natës dhe se ju ngelet pa gjumë, pasi që ka gra që nata ju kalon duke ëndëruar të qarën e fëmijës së tyre që nuk e patën kurrë.

Të dashura nëna kur t’ju vjen ajo mërzia nga se dhoma duket si një kopsht lojrash, mos ndjeni lodhje dhe as mërzi nga se ka shumë gra që ju ngelet lakmi vitrina e dyqaneve për lodra sikur tē kishin arsye për t’i blerë.

Të dashura nëna mos u dëshpëroni kur të shihni që trupi juaj ka shtuar peshë ose barku juaj është i fryer, ngase ka gra që çdo muaj gëzohen pa masë nëse ju fryhet barku i tyre dhe shpejt vjen aj momenti ku përfundojnë të dëshpëruara.

Të dashura nëna, mos u mërzisni as mos u hidhëroni nëse fëmija juaj pa dashje theu kristalin, dekorin tuaj të preferuar apo të shtrejntë ngase ka gra që lodhen duke punuar më shumë se 8 orë në ditë pa mos llogaritur edhe obligimet tjera që i presin në fund të ditës dhe kur vjen mbrëmja përfundojnë të dëshpëruara duke pyetur veten përse i gjithë ky mund.

Shijoni rrëmujën e shtëpisë ngase ka gra që duan të kthehen në shtëpitë e tyre edhe pse çdo gjë është e rregulluar.
Të dashura nëna, mos u bezdisni ngase fëmija juaj dëshiron të ja thoni të njejtën përallë për disa herë, nga se ka gra që s’kanë kujt t’ia rëfejnë edhe pse shumë do tju pëlqente.

Të dashura nëna mos iu hidhëroni fëmijëve tuaj nga se ua fëlliqi fustanin tuaj të preferuar, ngase ka gra që as që ju bën përshtypje as fustani më i shtrejntë në trup kur ju mungon ngrohtësia e zemrës.