“Kur të hyni në shtëpi, buzëqeshni dhe përqafojeni gruan tuaj”

0
63

Për burrat: Kur të hyni në shtëpi, buzëqeshni dhe përqafojeni gruan tuaj. Tregojini asaj se ju ka munguar dhe që edhe pse ka miliona gra atje jashtë, zemra juaj është me të. Shumë burra e kanë të vështirë të shprehen dhe kjo shpesh çon në një martesë pa romancë e dashuri. Mbani mend që ajo është bashkëshortja juaj, kështu që flirtoni me të, komplimentojeni dhe shprehjani dëshirën dhe dashurinë tuaj për të, sepse ajo ka nevojë ta përkujtoni që është e njëjta grua me të cilën keni rënë në dashuri dhe me të cilën do të bini në dashuri secilën ditë të jetës suaj të bukur martesore. Bëhuni shoku i saj më i mirë, i besuari i saj dhe duajeni përgjithmonë.

Për gratë: Kur bashkëshorti juaj ju komplimenton, pranojeni me elegancë dhe mos i injoroni përpjekjet e tij. Kur ai shprehet, jini falënderuese për përpjekjet e tij. Duajeni për gjithçka që është e për gjithçka që nuk është. Përpiquni që edhe ju ta komplimentoni sepse edhe burrat kanë nevojë të ndihen të veçantë dhe të dashur. Shpreheni dashurinë dhe admirimin tuaj dhe jini prehje për sytë, zemrën, mendjen dhe shpirtin e tij.

Për të gjitha çiftet e martuara: Mbajeni gjallë shkëndijën e dashurisë dhe romancës. Çdoherë përpiquni ta shikoni bashkëshortin/bashkëshorten me sytë që e keni parë në fillim të martesës suaj. Zoti i ruajttë të gjitha martesat dhe i ruajttë zemrat, mendjet dhe shpirtrat tanë nga e keqja.

@Gratë