Kur një nënë thotë që është lodhur, nuk po thotë që nuk i do fëmijët e saj!

0
251

“Kur një nënë thotë se është e lodhur, e mendon pikërisht këtë! Nuk po thotë se do ta braktisë fëmijën dhe të harrojë se ekziston!”

Kur një nënë dëshiron të kalojë pak kohë vetëm, veç me veten, e mendon pikërisht këtë! Nuk po ankohet pse është nënë e se ka gabuar pse është bërë e tillë.”

Kur një nënë thotë se ka nevojë për ndihmë, e mendon pikërisht këtë! Nuk po thotë se nuk është e aftë!

Kur një nënë bën pasta për darkë, nuk do të thotë se e bën të njejtën gjë çdo ditë të javës dhe se ka një fëmijë që nuk ka parë kurrë perime e mish.

Kur të shkosh në shtëpinë e një nëne dhe të shoh rrëmujë, kjo nuk do të thotë se çdo ditë shtëpia e saj është e parregulluar.

Kur një nënë thotë se do të dalë me shoqet, e do pikërisht këtë! Nuk është se dëshiron të jetë beqare përsëri, të mos jetë nënë e të mos ketë obligime.

Kur një nënë thotë se është e brengosur apo e frikësuar, e mendon pikërisht këtë! Ajo nuk po thotë se do të dorëzohet apo se është frikacake.

Kur ta dëgjosh një nënë duke bërtitur, kjo nuk do të thotë se ajo bërtet vazhdimisht. Mesiguri më herët e ka thënë të njejtën gjë me zë normal diku 300 herë.

Kur të shohësh një nënë të nevrikosur, në prag të çmendurisë, nuk do të thotë se ajo është në këtë gjendje çdo ditë.

Prapa kësaj ka kontekst, një histori të tërë.
Mos shpikni të pavërteta për ta gjykuar dikë, veçanërisht një grua e cila çdo ditë, gjatë gjithë kohës, heq dorë nga jeta e saj për ta jetuar jetën e një krijese tjetër për të cilën e di se është më e rëndësishme se ajo vet.

Në botë nuk ka krijesë që dhuron e jep më shumë se nëna!

Dhe ajo meriton shumë mirëkuptim dhe më pak gjykime!