Kur Esat Bicurri i këndonte Grykës së Kaçanikut

0
171

Sot shënohet 30 vjetori i Kushtetutës së Kaçanikut. Më 07 shtator të vitit 1990 delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, që kishin shpallur Deklaratën e Pavarësisë më 2 korrik të atij viti, e formalizuan atë deklaratë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Për nder të kësaj date shumë të rëndësishme në historinë e Kosovës, Kult ju sjell këngën e njohur ‘Gryka e Kaçanikut’, të intepretuar nga Esat Bicurri në turne me grupin e TVP-së në Shqipëri, në vitin 1987.

”Hej Kaçanik o shkamb e gur
Vritesh e pritesh për flamur!
Për flamurin e Skenderit
Luftojnë djemt’ e Idriz o Seferit”, janë këto vargjet e famshme të kësaj këngë të cilat i dijmë secili prej nesh.

Më poshtë gjeni videon dhe tekstin e këngës.

Ushton gryka e Kaçanikut
Morën zjarr këta gur’t e malit.
I: Përmbi çallmat e Anadollit
Ndizen hutat e shqiptarit! :I
Ref.:
I: Hej Kaçanik o shkamb e gur
Vritesh e pritesh për flamur!
Për flamurin e Skenderit
Luftojnë djemt’ e Idriz o Seferit! :I
Kurr nuk çarten o kullat tona
Vendit tonë i dalim zot.
Tirq e zhguna e xhubleta
Thurr i kemi o me barot.
Ref.:
Hej…
Sulen trimat nga Kabashi,
Nga Lubizhda e Stagova.
Th’rret me t’madhe Dërgut Pasha:

Ndihmë Sulltan se sot marova!