Kur bota po përballet me rritje të rasteve të fruthit, Shri Lanka shpallet e lirë nga ky virus

0
260

Shri Lanka ka sfiduar prirjen globale në luftën kundër fruthit, duke u shpallur vend i lirë nga sëmundja infektuese nga Organizata Botërore e Shëndetësisë të martën.

Vendi njoftoi rastin e tij të fundit të virusit në maj të 2016-ës, thuhet në një deklaratë të OBSH-së.

Rastet sporadike të raportuara në tre vitet e fundit janë importuar nga jashtë, por janë zbuluar, hetuar dhe janë trajtuar shpejtë, shtoi OBSH.

“Arritja e Shri Lankës vjen në një kohë kur rastet globale të fruthit po rriten. Suksesi i vendit demonstron angazhimin e tij, dhe vendosshmërinë e fuqisë punëtore shëndetësore dhe prindërve për të mbrojtur fëmijët nga fruthi”, tha në një deklaratë Dr. Poonam Khetrapal Singh, drejtor rajonal i OBSH-së në Azinë Juglindore.

Sëmundja virale ngjitëse ka bërë një rikthim në të gjithë globin – në vendet me të ardhura të larta në Amerikë dhe Evropë, si dhe në disa vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme në Azi dhe Afrikë – e ushqyer pjesërisht nga frika dhe mungesa e aksesit ndaj vaksinave.