“Kur bien perdet” më 30 mars në Lipjan

0
87

Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet në kuadër të projektit “Humanrightivism” implementuar nga CDF dhe mbështetur nga Sida në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit prezanton shfaqjen e të rinjve forum teatër “Kur bien perdet”.

Shfaqja “Kur bien perdet” ka për qëllim adresimin e bullizmit, pasojat dhe rreziqet në shoqërinë tonë.

Pas shfaqjes personazhet do të diskutojnë me publikun lidhur me temat të cilat adresohen në shfaqje, në këtë mënyrë duke e bërë edhe publikun pjesë të saj.

Shfaqja do të mbahet në Qendrën Kulturore “Tahir Sinani” në Lipjan me datë 30.03.2021, nga ora 12:00-13:00.

Luajnë: Edmond Hajdini, Fatlum Bllaca, Fjolla Hoxha, Gerat Salihi dhe Lerdi Salihi

Regjisore/Moderatore: Daniela Markaj & Qendresa Kajtazi