Kur banorët përkujdesen për parkun

0
253

Janë bërë rreth katër vite kur banorët e lagjes “Gec” kujdesen secilën ditë për një pjesë të parkut që quhet “Parku i Lirisë”, në Gjakovë.

Janë bërë rreth katër vite kur banorët e lagjes “Gec” kujdesen perdit për një pjesë të parkut që quhet “Parku i Lirisë”.

Për shumë gjenerata ky ka qenë dhe është parku ku kalojnë shumë kohë.

Shumëherë ka pasur tentime që të shndërrohet në deponi mbeturinash, ndërsa institucionet nuk janë përkujdesur asnjëherë.

Banorët kanë vendosur shporta mbeturinash, prejnë barin, përkujdesen për ujitje, për ndriçimin, madje edhe kujdesen për varrin e Sulejman Vokshit që ndodhet në këtë park.

Pastërtia as që diskutohet.

Një park, shembull se si duhet të kujdesemi secili.