Është tërhequr shorti për 1/8 e finales në Digitalb Kupën e Kosovës në futboll. Shorti ka dashur që në këtë rreth të jenë disa ndeshje shumë interesante, në të cilat përballen skuadra me shumë traditë, por edhe që kanë ambicie serioze.
Liria – Prishtina është nga ndeshjet që është vështirë të parashikohet fituesi, pasi prizrenasit në javët e fundit kanë treguar formë dukshëm më të mirë se në fillim të edicionit.
Megjithëse aktualisht janë në Ligën e Parë, Besa – Vëllaznimi është një çift po ashtu që premton ndeshje interesante.
Nga skuadrat e Superligës duket se më tepër fat ka pasur Drita, e cila do të përballet me fituesin e çiftit 2 Korriku – Minatori.
Megjithatë, në garat e Kupës befasitë nuk kanë munguar kurrë dhe nuk duhet përjashtuar as këtë herë.
Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 8 e 9 dhjetor.
Çiftet e 1/8 së finales së Digitalb Kupës së Kosovës:
Trepca ‘89 – Flamurtari
Fushë Kosova – Ferizaj
Drita – fituesi i ndeshjes 2 Korriku – Minatori
Ballkani – Gjilani
Dukagjini – Feronikeli
Kika – Istogu
Liria – Prishtina
Besa – Vëllaznimi./OxygenPress.info