“KUMT” sonte në Dibër, nesër në Kërçovë

0
171

Pasi mbushën sallën e Teatrit Kombëtar në Prishtinë “Ansambli  i këngëve dhe valleve” SHOTA”, me shfaqjen e koreodramës “KUMT”, sonte do të jenë në Dibër.

Njëlloj pritet të jetë interesimi edhe atje, ndërkohë, nesër, më 6 tetor, do të jenë në Kërçovë.

‘KUMT’ është koreodramë e punuar nga koreografi i mirënjohur shqiptar, Gjergj Prevazi, i cili ka bërë gjithashtu edhe regjinë e kësaj shfaqjeje, nën udhëheqjen artistike të Ylber Asllanajt. Muzika është realizuar nga Valton Beqiri, ndërsa kostumografia nga Vesa Kraja. Solistë ishin Besnik Grajcevci dhe Artiola Shala.

Koreaodrama” KUMT”  shfaqet për nder të 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit-Skëndërbeut, shkruan Oxygenpress.info

Udhëheqësi artistik i saj, Ylber Asllanaj duke folur për OxygenPress tha se kanë zgjedhur Dibrën ngase është vendlindja e kryeheroit.

Tregoi edhe për interesimin e madh që ka gjithandej për këtë shfaqje.

“Dibra sepse është njëherit edhe vendlindja e kryeheroit dhe Kërçova si qytet ka shprehë interesim që me këtë shfaqje të shënohen këtë përvjetor të rëndësishëm kombëtar. Përsa i përket publikut të dy sallat që tashmë janë të rezervuara dhe interesimi është i jashtëzakonshëm”, thotë Asllanaj.

Kujtojmë që ‘SHOTA’,  gjatë këtij viti ka patur edhe koreodramën “Lulet e Marsit”, të autorit Xhemaili Berisha, e cila është realizuar për nder të 20 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” dhe rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij./Oxygenpress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu