Kumbullat bëhen pasuria e fshatarëve

0
296

Në raportin e Kongresit të 19-të të Partisë Komuniste të Kinës u vu theksi tek ndërtimi i qytetërimit ekologjik konkretisht tek zbatimi i konceptit ujë i pastër e mal i gjelbër dhe tek forcimi i zhvillimit të gjelbër dhe mënyrë e shendetshme jetese. Fshati Quchi i distriktit Wushan të qytetit Chongqing ka vendosur si industri kryesore mbjelljen e pemëve frutore me synimin e daljes nga varfëria.

Quchi është një fshat i madh me shumë banorë të ardhur nga zonat e tjera. Shumë banorë lokalë u zhvendosën gjatë ndërtimit të Digës së Tre Grykave. Kur u zhvendosën në banesat e reja, fshatarët nuk kishin tokë të përshtatshme për prodhimin e drithërave. Nën drejtimin e qeverisë lokale, ata nisën industrinë e mbjelljes së pemëve frutore, kryesisht kumbullat.

45-vjeçari Zhang Kefu është një prej fshatarëve të zonës. Ai tha se nga vjelja e frutave çdo vit, kryesisht të kumbullave dhe portokajve, siguroi 200 mijë juanë të ardhura. Por para disa viteve, gjendja e familjes së tij kishte tjetër pamje.

“Kanë ndodhur shumë ndryshime. Para mbjelljes së pemëve të kumbullës, punova jashtë vendlindjes në provincat Zhejiang, Guangdong etj. Në atë kohë mund të fitoja vetëm disa dhjetëra mijëra juanë në vit. Në vitin 2014, qeveria na inkurajoi të mbjellim kumbulla sepse toka e këtushme është e përshtatshme për këtë frut. Në atë kohë nisëm vetëm fazën e provës, ndërsa sot i gjithë fshati është i mbuluar nga pemët e kumbullave.”

Sekretari i Komitetit të Partisë Komuniste të Fshatit Quchi, Xu Peitao, tha se tani sipërfaqja e mbjelljes së pemëve frutore në mbarë fshatin zë rreth 1470 hektarë dhe mbi 6800 familje kanë mbjellë kumbulla dhe portokaj. Shitjen e frutave e realizojnë në forma të ndryshme. Në internet, ata bashkëpunojnë me uebsajtin JD dhe kompaninë e logjistikës SF.

Ata bashkëpunojnë gjithashtu me tregtarë frutash. Shumë fshatarë i shesin frutat e tyre përmes platformave sociale. Kumbullat e Wushan-it shiten jo vetëm në zonat përreth, por edhe në krahina të ndryshme të Kinës.

Të ardhurat e fshatarëve u përmirësuan ndjeshëm. Xu Peitao tha se të ardhurat mesatare për njeri u shtuan nga 3-4 mijë RMB në vitin 2006 deri në 13 mijë vitin e fundit./CRI

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu