Kujtohen 440 viktimat e dhunës në familje në Turqi

0
148

Ky është numri i grave të vrara në Turqi.

440 palë këpucë janë varur në një mur në Stamboll, për ta rritur ndërgjegjësimin për numrin e grave të vrara nga bashkëshortët e tyre në Turqi.

“I vendosa këpucët për të paraqitur 440 gratë të cilat janë vrarë vitin e kaluar, për ta ndërgjegjësuar shoqërinë për rastet e vrasjes së grave.”, tha Vahit Tuna, artisti i instalacionit.

Artisti tha se inspirimin e mori nga shifrat e larta të rasteve të dhunës në familje.

Ai tha se këto storie po zhduken nga vëmendja e publikut, andaj zgjodhi ta krijonte këtë instalacion, që nuk do të kalonte pa u vënë re për një kohë të gjatë.

Ky projekt do të shfaqet deri në shkurt të vitit 2020.