Kujtimet ndër gjenerata, lojrat sipas traditës

0
1634

Lojrat dhe argëtime popullore, kanë qenë një element shum i rëndësishëm tek gjeneratat e vjetra të cilat kohën e lirë gjithnjë e kanë shfrytëzuar për tu argëtuar e njëkohësisht për ta mbajtur të bashkuar shoqërinë familjen e kështu me radhë. Mvarësisht nga vendbanimet, në komunat e Preshevës, Bujancit dhe Medvegjës, ka një bagazh të pafund të traditave shqiptare të cilat me avansimin e teknologjisë, kalimin e kohës, në një mënyrë kanë ngelur vetëm në kujtimet e gjeneratave të vjetra. Lojërat janë përdorur më shum në ahengje, si për shembull në dasma dhe ahengje familjare, por ka patur edhe nga ato të cilat janë përdorur nga të rinjtë kur i kanë ruajtur bagëtit për ta kaluar kohën, në të cilat, ku më shumë e ku më pak, gjejmë elemente të folklorit dhe traditës nga e kaluara.

Këto krijime në vetvete, përbëjnë një unitet dhe bashkëveprim artistik të elementit koreografik, poetik e melodik. Siç dihet, ky element i rëndësishëm i folklorit tonë dramatik, është arti i të shprehurit të një mendimi nëpermjet lëvizjeve. Këto krijime përdoren në raste të ndryshme festive, por më shumë ndër dasmat. Një tjetër kakakteristikë e tyre është roli i veçantë i ambientit dhe spektatorëve, këta marrin pjesë aktive në zhvillimin e lojës, jo vetëm me ndërhyrjet, thirrje inkurajuese, të qeshurat, por, në momente te caktuara dhe si personazhe. Më poshtë do tua përshkruajmë disa nga lojrat të cilat janë praktikuar më shum në rajonin tonë.

Loja: e vijave

Kjo është një lojë që kryesisht është luajtur nga vajzat e reja, të cilat për mos ti penguar nënat në punët e shtëpisë ato kanë luajtur lojën e vijave duke përdorur një pllakë e cila kryesisht ka qenë nga qeremidet dhe disa katrorë të vizatuar në tokë të thatë, ku më pas duke kërcyer me një këmbë është dashur që pllakën ta lëvizin nëpër katrorë nga fillimi deri në fund, mvarësisht nga përbërja e katrorëve dhe rregullave të lojës të cilat i kanë vendosur para fillimit të lojës. Edhe kjo lojë sipas gojëdhënave ka patur mënyrat e veta të luajturit nganjëherë mdryshimet janë bazuar nga vendbanimet.

Loja: Bëz-cap

Në fshtrat e Malësisë së Bujanocit por edhe vendbanimeve tjera lojrat kanë qenë më të popullarizuara, ato janë praktikuar edhe nga të moshuarit, siç është edhe loja BËZ-CAP, loj e cila sipas të moshuarve është luajtur jo vetëm në kohën e lirë por edhe në ahengje. Kjo lojë nuk ka patur numër të caktuar të pjesmarrësve, ku njëri me shpinë kë kthyer është dashur ta gjej personin i cili e ka goditur me shuplakë në dorë, një argëtim i vërtetë, por nga njëherë thonë të moshuarit ka kaluar edhe në inatë ngase shuplakat e njëpasnjëshme kanë qenë të padurueshme nga ai i cili është dahsur ti mbyll sytë- E kështu e ka loja KUR E KTHEN SHPINËN MOS VET A ËSHTË VERË APO DIMËR. Kjo lojë është luajtur pothuajse në të gjtha vendbanimet e Luginës së Preshevës, e që në raste edhe sot praktikohet nga rinia, kur nuk ka rrymë apo ikën internet.

Loja: Çka po i fal nuses

Një nga lojrat e vjetra e cila më shumë është praktikuar në venbanimet e Malësisë e që jo shum e njohur është edhe loja ÇKA PO I FAL NUSES, një lojë që gjeneratat e reja shumica prej tyre mund ta shohin për herë të parë, që është prezantuar në oragnizimin e takimeve të vendslindjes në Muhoc të Bujanocit vite më parë, Në këtë lojë një djal I maskuar sin use është dashur që ta hyp në shpin dhëndrrin dhe më pas të tjetër e kanë pyetur, çka i kef al nuses, nëse dhëndrri është përgjigjur për dhuratën të cilën ia ka falur e nëse nusja ka thënë se po gënjenë atëherë ka kris dajaku në shpinën e dhëndrrit, por edhe nusja nuk ka qenë në gjendje të reahtshme sepse në shpin është dashur ta bartë dhëndrrin, sikurse fjala popullore, “Hyp se të vrava – zhdryp se të vrava”

Loja: Çeliku

Koha e lirë, sidomos gjatë sezonit të vjeshtës kur punët e bujkut kanë përfunduar rinia kohën e lirë e kanë kaluar duke luajtur edhe një lojë të cilën e kanë titulluar ÇELIKU. Kjo lojë zakonisht është luajtur me shkopinj druri, një shkop i shkurtër të cilin e kanë goditur me shkopinjë të tjerë, por edhe në këtë lojë nuk ka patur numër të caktuar të pjesmarrësve, ku vetëm njëri prej tyre ka qenë në mes deri në momentet kur ka mundur ta kap shkopin e shkurtër për ti shpëtuar hajgareve që iu janë bërë nga shokët e lojës. Kjo lojë nganjëherë sipas të moshuarve ka patur edhe pasojat sepse jo gjithherë ka mundur të kontrollohet hudhja e shkopit të shkurtër duke e goditur me shkop tjetër. Secilat nga këto lojra janë praktikuar në organizimin e takimeve të vendlindjes në Muhoc.

Loja: Zejkulla

Nëse e pyet një të moshuar për lojën e ZEJKULLËS ai menjëherë do ti kujtojë kohërat e vjetra kur i ka ruajtur bagëtitë, ngase kjo lojë të shumtën e rasteve është praktikuar në fusha nga gjeneratat e mëhershme duke ruajtur bagëtit, jo se tash nuk i ruajnë bagëtit por këto lojra nuk praktikohen më, sepse lojart e dikurshme i ka zëvendësuar FACEBOOK, dhe në vend të shkopit e bon LIKE, e kur bëhesh me nerva në vend se ta lësh lojën dikur, tash ja ban BLOCK. Kjo lojë është luajtur nga 2 e më shum persona me shkopinjë të hollë gjegjësisht më elastik të cilët duhet të shkojnë sa më larg që të jetë e mundur, ndërsa ai i cili ngelet më mbrapa është dashur të kujdest që të tjerëve sa herë që gjuajnë tua sjellë shkopin gje e cila bëhet e nëveritshme andaj edhe askush nuk dëshironte që të ngelet mbrapa me shkopin e tij.

Loja: Hedhja e gurit

Hedhja e gurit është një lojë e cila poashtu ka qenë shumë e popullarizuar në kohërat më të hershme, për ta luajtur këtë lojë pak a shumë është dashur edhe fuqi ngase hedhja e gurit i cili nuk ka qenë edhe i vogël nuk është e lehtë, nga ana tjetër nëse ke ngelur mbarapa prap nuk ka qenë gjë e mirë sepse aty e kanë kuptuar forcën e personit, kështu që të moshuarit thonë se jo gjithkush ka patur kurajo të marrë pjesë në këtë lojë e cila më shumë është luajtur duke ruajtur bagëtit por edhe nëpër ahengje kur janë mbledhur farefisi. Sipas të moshuarve kjo lojë përveq fuqis thuhet të ketë patur edhe teknikat e veta. Sikur kjo lojë por edhe shum të tjera në ditët e sodit janë vetëm një kujtim i gjeneratave të kaluara.

Loja: Guxha

Një nga lojrat më të popullarizuara e cila është luajtur në periudhat e mëhershme është edhe loja me shkopinj dhe gropa që në popull njihet si loja e GUXHAVE. Kjo lojë nuk është e panjohur edhe për gjeneratat e tanishme sepse sipas të moshuarve ka vazhduar të praktikohet deri në periudhat e vona. Kjo lojë luhet nga 2 e më shumë vetë, me gropa dhe shkopinjë, ku secil nga lojatarët e ka patur gropën e vetë dhe një grop në mes e cila ka qenë e rezervuar për atë i cili ka qenë në “guxharë” kështu të paktën njihet në popull.

Personi i cili ka qenë në “guxhar” është dashur që topin e vogël nga druri ta fus në gropën e mesit sepse në këtë mënyrë ai ka mundur ta përfitoj gropën e atij lojtari, ndërsa ata të cilët kanë qenë në gropat e tyre është dashur që të mbrohen nga ai që mos ta fus topin nga druri në mes nëse kjo ndodhte lojtarët është dashur ti ndërronin gropat dhe aty pastaj njëri ngelet pa gropë dhe kështu vazhdon loja. Kjo lojë thuhet të ketë qenë njëra nga lojrat më argëtuese në periudhat e mëhershme.

Loja: Guralec

Laramia e lojrave të dikurshme ka qenë e tillë sa që gjeneratat e tashme as që mund ti paramendojnë, nga të gjitha të lartpërmendurat në vazhdim do ta prezantojmë edhe lojën GURALEC e cila sipas të moshuarve ka ndrushuar rregullat nga vendbanimi në vendbanim, kjo lojë zakonisht është luajtur ulur me 5 gurë të vegjël, por në këtë lojë shkathtësia dhe shpejtësia me duar ka qenë ajo që ka shpallur fituesin. Në një mënyrë akrobacioni me duar ka qenë sekreti i kësaj loje, ata të cilët kan mundur ta luajnë janë njohur edhe si persona të shkathët sepse jo gjithkush ka mundur ta luaj këtë lojë, për të cilën mund ti konsultoni të moshuarit se si ëhstë luajtur.

Loja: me filxhana

Kjo lojë në disa vendbanime aplikohet edhe sot e kësaj dite sepse argëtimi që kjo ofronë është i pa zëvendësueshëm. Kjo lojë praktikohet në oda, zakonisht nga meshkujt të ndarë në dy krype, ku në një tabako me filxhana njëri grup e fsheh unazën dhe tjetri duhet ta gjejë dhe anasjelltas. Ajo që e bënë më të intëresantë lojën ëhstë fakti se grupit i cili nuk mund ta gjejë unazën i këndohen këngë me motive qesharake nga grupi tjetër, por në disa rajonë aplikohet edhe ndëshkimi me peshqir të lagur në duar. Ka patur edhe shum lojra tjera që janë aplikuar nga gjeneratat e mëhershme, të cilat në rajonin tonë janë më pak të njihura, siç janë loja me Kapuça, pastaj loja symbyllur e cila është mir e njohur sepse akoma aplikohet, Hulaçka e cila zakonisht për Shëngjergj është përdorur nga të rinjtë,

Msyshi

Dëgërxhiku, Çaprazi, e krejt në fund zakonisht tek gratë e moshuara është aplikuar edhe MSYSHI, kjo mbase nuk ka qenë lojë por është aplikuar që nga fëmijet e vegjël ta hjekin syrin e keq me metoda të ndryshme siç edhe po i shihni në foto, ku një grua e cila ka patur njohuri për këtë ka përdorur një pacërr, hitha ujë dhe kështu ka vazhduar me largimin e syrit te keq. Për këtë sipas gojëdhënave janë aplikuar edhe metoda të tjera për largimin e syrit të keq, gjë që aplikohet edhe sot e kësaj dite nga të moshuarit.

Pamvarësisht periudhës në të cilën jetojmë tash, traditat do të barten ndër gjenerata, kujtimet gjithashtu do të kalojnë nga njëra në gjeneratën tjetër, dhe ne e kemi për obligim që të ia përcjellim edhe pasardhësve tanë me qëllim që ata traditat ti bartin ndër shekuj.