Kujt i kërkon falje Fatmir Sejdiu?

0
108

Në pjesën e kërkim faljes, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nuk ka hezituar tu kërkoj falje fëmijëve dhe nënës së tij. Në emisionin OxygenShow, ai ka thënë që shumë herë  ka pasur  raste që u ka munguar.

“Në mënyrë simbolike e marr një kërkim falje për fëmijët e mi, për nënë time , për kohën që ata kanë humb, thjesht për pritjen time, sepse sidomos në vitet e 90-ta, por edhe në fazën e mëvonshme, por në vitet e 90-ta ka qenë  më të rënda. Kanë ndodh shumë situata që unë  u kam munguar. E di, e lidhi me nënën time, kur ajo deri në orën 3  më ka prit në shtëpi dhe nganjëherë është ajo shprehje se “Mos të gjet ajo që ta mendon nëna, por të gjet ajo që ta mendon gruaja”. Ishte pikërisht gjithmonë një shqetësim familjes. Dhe u kam munguar fëmijëve të mi”, tha  Sejdiu.

Duke i kërkuar falje nënës, ka përmendur edhe këngën e Sabri Fejzullahu “Atje është Prishtina”, që sipas tij shumë njerëz kanë pasur mall familjarët, për shkak të situatës që ishte në Kosovë. /OxygenPress.info