Kujdes, këto dy produkte për dobësim janë të rrezikshme për shëndetin

0
157

Dy produkte me pretendimin ”që ndihmojnë në shkrirjen e shtresës dhjamore” dhe shiten në internet përmbajnë substanca të rrezikshme për shëndetin, paralajmëroi Agjencia e barnave (ANSM).

Bëhet fjalë për tableta të firmës ”Clenox” dhe ”Stanox-10” të markës ”Malay Tiger” të përdorura nga sportistët, por edhe për humbje peshe.

Këto produkte janë prezantuar që do të ndikojnë në rritjen e masës muskulore ose ”shkrirjen e masës dhjamore’’, sipas ANSM, e cila paralajmëron konsumatorët mbi rreziqet e këtyre produkteve dhe rekomandon në mënyrë kategorike mos konsumimin e tyre.

Agjencia këshillon personat që kanë përdorur ndërkohë këto produket të konsultohen me mjekun për një kontroll shëndetësor./Atsh