Kthehen akrepat 60 minuta prapa

Komisioni Evropian, më 12 shtator kishte marrë vendim që kthimi në llogaritjen verore për herë të fundit të bëhet më 31 mars 2019, ndërsa shfuqizohet në tetor të 2019.

Sot është ndryshuar ora duke kthyer kështu akrepat nga ora 3 e mëngjesit , në orën 2. Ky mund të jetë  viti i fundit i një procesi të tillë në kontinentin e Evropës.

Që nga viti 2002, BE-ja kishte vlerësuar se ishte e nevojshme që ndërrimet të bëhen në javën e fundit të muajit mars dhe javën e fundit të muajit tetor.

Ndryshimi i orës më parë në Evropë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të shtrihet gjerësisht nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike. Si ligj evropian, ndryshimi i orës në këtë rajon u vendos në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

Norma evropiane vendosi në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon një orë pas); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.

Kjo sepse, në muajt prill dhe tetor, dita zgjat më shumë dhe kështu kursehet më shumë energji elektrike.

Ndërrimi i orës e ka fillesën kur Benjamin Franklin hodhi idenë e kohës që ndjek diellin, e në këtë mënyrë kursehet edhe energjia.

Në atë kohë ideja nuk ishte shumë e përhapur sepse kursimet ishin realisht të pakta. Por një shekull më vonë, (viti 1907) teoria u hodh sërish nga britaniku William Willet dhe në 1916-tën në Britani u votua lëvizja e akrepave një orë përpara gjatë muajve të verës. /OxygenPress.info