Kryetarja e Kuvendit dhe Avokati i Popullit zotohen për bashkëpunim në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut

0
56

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, priti sot në takim Avokatin e Popullit, z. Hilmi Jashari. Ai a ke njoftuar kryetaren Osmani me punën dhe sfidat me të cilat përballet ky institucion. Në këtë kontekst, ai ka përmendur nevojën për konsolidimin e legjislacionit në fuqi dhe angazhim më të madh në këtë drejtim.

Ndërkaq kryetarja Osmani e ka njoftuar Avokatin e Popullit për punën Kuvendit gjatë periudhës së pandemisë dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim reciprok në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Zonja Osmani ka thënë se Kuvendi do t’i përgjigjet kërkesave të Avokatit të Popullit dhe në pajtim me ligjin do të jetë i hapur për t`i zbatuar rekomandimet që vijnë nga IAP-ja.