Kryetarët e komunave kërkojnë largimin e masave kufizuese

0
66

Kryetarët e komunave kanë kërkuar nga Qeveria që t’i largojë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ata këtë vendim e morën pas një takimi virtual që patën sot në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës..

Rekomandimet e Komunave janë:

1. Qeveria të ketë prioritet vaksinimin e popullatës.
2. Komunat kërkojnë dhe rekomandojnë heqjen e orës policore.
3. Komunat rekomandojnë dhe kërkojnë që masat ndaj gastronomisë të tërhiqen dhe kërkojnë që gastronomia të zbatojë udhëzimet për distancën fizike edhe përmes tavolinave.
4. Komunat kërkojnë që të amandamentohet Ligji mbi Pandeminë.
5. Kërkohet nga Qeveria zbatimi i pakos së fundit të përkrahjes ekonomike dhe që të fillohet me një pako të re përkrahëse.
6. Të ketë bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve në mes nivelit qendror dhe lokal në ruajtjen e shëndetit publik dhe ekonomik.
7. Bashkëpunimi në mes inspektoratit qendror dhe atij lokal nuk është në nivelin e duhur. Ky bashkëpunim duhet të fuqizohet në zbatim të masave në mënyrë që të ruhet shëndeti publik.