Kryeqyteti që ndalon shëtitjen e kafshëve në publik

0
44

Kryeqyteti i Iranit ka ndaluar shëtitjen e qenve në publik. Shefi i policisë së Tehranit, Hossein Rahimi tha se kanë leje që të marrin masa ndaj njerëzve që marrin kafshët e tyre dhe shëtisin në hapësira publike si parqet.

Për agjensinë e lajmeve “Young Journalists Club”, ai tha se ndalimi është bërë pasi qentë krijojnë ankth dhe frikë tek njerëzit në rrugë.

Përvec kësaj, edhe prania e qenve në makinë gjatë udhëtimit është e ndaluar. Qentë konsiderohen si “jo të pastër” nga autoritetet islamike të Iranit. Ministria e Kulturës dhe Udhëzimi Islamik ka të drejtë të dënojë mediat nëse i bëjnë reklama kafshëve apo produkteve për to.

Ende nuk është përcaktuar se cfarë masash merren për njerëzit që shkelin këto rregulla në Tehran.