Kryeministri kanadez, 35 milionë euro ndihmë për popullin venezuelas

0
52

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau njoftoi një ndihmë prej 53 milionë dollarë kanadezë (35 milionë euro) që do të shkojnë për popullin venezuelas, në nisje të një takimi në Otava të vendeve të Grupit të Limës.

‘’Sot, Kanadaja njofton një ndihmë prej 53 milionë dollarë për t’iu përgjigjur nevojave më emergjente të venezuelasve në terren, veçanërisht rreth tre milionë refugjatëve’’, deklaroi Trudeau në një fjalim në nisje të diskutimeve, me pjesëmarrjen e dhjetëra shteteve amerikano-latine të Grupit të Limës ku do të jenë gjithashtu të pranishëm SHBA-ja dhe Bashkimi Europian./OxygenPress.info