Kryeministri Johnson: Shumë të sigurt për vaksinën AstraZeneca

0
93

Kryeministri britanik Boris Johnson ka hedhur poshtë idenë se Britania e Madhe do të pezullojë përdorimin e vaksinës antiCOVID-19 “AstraZeneca” të zhvilluar me Universitetin e Oksfordit.

Johnson tha se rregullatori i ilaçeve në Britaninë e Madhe ishte “një nga më të besueshmit dhe më me përvojë” në të gjithë botën dhe se ai nuk shihte “asnjë arsye” për të ndërprerë ndonjë nga vaksinat që administroheshin në vend.

“Ata besojnë se vaksinat janë shumë të efektshme për të parandaluar jo vetëm shtrimin në spital, por edhe sëmundje serioze dhe vdekshmërinë”, u tha Johnson gazetarëve sot, sipas agjencisë së lajmeve Press Association.

“Ne vazhdojmë të jemi shumë të sigurt në lidhje me programin e vaksinimit”, përfundoi kryeministri britanik, Boris Johnson./ATSH