Kryeministri i Belgjikës uron Kurtin: Synimet e Qeverisë suaj afrojnë Kosovën me Bashkimin Evropian

0
111

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga kryeministri i Belgjikës, Akexabder De Croo.

Kryeministri i Belgjikës, De Croo, në urimin e tij ka thënë se me shumë interesim e ka marrë njoftimin mbi synimet e kryeministrit Kurti, lidhur me forcimin e shtetit të se drejtës dhe reformën në drejtësi, zhvillimin shoqëror e ekonomik dhe modernizimin e ekonomisë.

Sipas De Croo, të gjitha këto, janë në të mirë të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës dhe afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian, transmeton Klan Kosova.

Tutje, De Croo ka thënë se qeveria belge mbetet plotësisht e bindur në ftesën për integrim evropian të Republikës së Kosovës dhe shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se Belgjika mbështet procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Kryeministri i Belgjikës, De Croo ka ritheksuar cilësinë e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, si edhe gatishmërinë për të punuar bashkë në forcimin dhe thellimin e këtyre marrëdhënieve. De Croo është shprehur se do të ishte i lumtur me mundësinë e takimit me kryeministrin Kurti, në vizitën e tij të ardhshme në Bruksel”, thuhet në komunikatë, përcjell Klan Kosova.