Kryeministri Hoti uron besimtarët dhe apelon për respektim të masave

0
29

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, uroi të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Ai ka ftuar që kjo festë të kremtohet në shtëpi pasi vetëm kështu mund të kontribuojmë në menaxhimin e situatës me pandeminë.

“Me fat Kurban Bajrami. Uroj dhe lutem që të keni shëndet të mirë ju dhe familjet tuaja. Dua të besoj se festat e ardhshme do t’i presim në një situatë krejt normale, pa pandemi, me gëzime e me sfidat e zakonshme që ka jeta. Sot festoni në shtëpitë tuaja dhe lutuni për familjarët, miqtë, vendin dhe mbarë njerëzimin”, shkruan Hoti.

Kryeministri më tej thekson se duke qëndruar në shtëpi iu ndihmojmë heronjve të vijës së parë të frontit – stafit shëndetësorë, të cilët po përballen me këtë pandemi për gjashtë muaj pa pushim.

“Edhe sot në këtë ditë feste, ata janë duke u kujdesur për qytetarët në nevojë. T’i respektojmë masat sot, që të festojmë përjetë e mot”, shkruan Hoti.