Kryeministri Hoti: Roli i ATK-së kyç në zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

0
38

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka kërkuar nga Administrata Tatimore që të zbatoj para së gjithash Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, por të kryej edhe të gjitha përgatitjet për implementimin e Pakos së Re Fiskale, e cila pritet të finalizohet në javët e para viti të ardhshëm.

“Roli i Administratës Tatimore është kyç për shkak të autorizimeve ligjore që ka në të gjitha veprimet, por edhe për shkak të përvojës së akumuluar me vite të zyrtarëve, të ekspertëve, të cilët janë pjesë e ATK-së”, tha Kryeministri Hoti.

Ai nënvizoi se gjatë këtij viti, me Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike dhe me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, Qeveria është munduar që të kompensojnë maksimalisht bizneset nga ndikimi negativ i pandemisë Covid -19, për aq sa ka qenë dhe është e mundshme.

Në këtë vizitë në ATK, Kryeministrit Hoti ishte i shoqëruar nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.