Kryeheroi i 2020-tës!

0
408

Nga Gani Bajraktari

Pa asnje dyshim mantelbardhet ne Kosove jane dhe do te jene te vetmit heronj ne kohen e Pandemise COVID-19.
Ata nuk u tremben, nuk u gjunjezuan, nuk u dorezuan, nuk iken nga virusi i padukshem. Qendruan heroikisht ne vendet e tyre te punes, duke trajtuar pacientet ne nevoje me dhe pa COVID-19.

Natyrisht, ata dhe ato qe punuan ne Qendrat Emergjente te vendit dhe ne Kliniken Infektive, te njohur si vija e para e frontit, ishin ne betejen per jete a vdekje cdo dite panderprere ne 5 muajt e fundit. Une perkulem para tyre per sakrificen mbinjerozre te treguar ne kete kohe te Pandemise!

Por, gjithemone ne cdo kohe ka dhe nje kryehero. Refimi i nje pacienteje te sapo liruar nga Klinika Infektive, per mjekun dhe pedagogun e ditur dhe te perkushtuar te Fakultetit te Mjekesise, te njohur per te gjithe ne, Prof.dr. Salih Ahmetin, me la pa fryme, me beri te ndihem krenar per profesionin qe kam, te ndihem krenar qe Kosova ka njerez te tille human, punetor, te ditur, dinjitoz e te perkushtuar, sic eshte Prof. Salihu.
– Nuk ka kaluar asnje dite e vetme, per 14 dite me radhe, qe Prof. Salihu nuk ka ardhur te me vizitoje se paku 3 here ne dite, perfshire edhe ditet e fundjaves. Dhe jo vetem mua, por secilin pacient te shtruar ne Klinike. Per te nuk kishte asnje dite dhe asnje ore pushim. – me tha pacientja e cila aq sa ishte e lumtuar se e kishte mundur virusin, poaq ishte e entuziamuar se ne Kosove ka mjeke te tille.
Rrefime te ketilla, me kane treguar edhe disa paciente te tjere te trajtuar ne Kliniken Infektive.

Nuk mund ta imagjinojme se sa i vlefshem eshte nje Profesor dhe ekspert i fushes me pervoje shume vjecare ne Kliniken Infeltive ne kete kohe te rende. Nuk mund ta imagjinojme, poashtu se si do te rridhnin gjerat pa nje Profesor te tille. Ai mbetet nje thesar i pacmuar per shoqerine tone, te cilin duhet ta respektojme me respektin me te madh njerezor.

Te lumte Profesor Salih, dhe faleminderit qe na ben te ndihemi mire neve, kolegeve te profesionit, e gjeneratave te reja iu jep shprese e kurajo per te vazhduar kete profesion te shenjte.