KRU ”Prishtina” funksionalizon Qendrën e Thirrjeve

0
273

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a

Të nderuar konsumatorë të KRU”Prishtina” sh.a.,
Kemi funksionalizuar Qendrën e Thirrjeve e cila do të jetë në shërbimin tuaj çdo ditë, duke filluar nga ora 08:00- 22:00 h.
Numri kontaktues PA PAGESË është 0800 90009 . Në këtë Qendër mund të kërkoni informacione lidhur me :
– Borxhin tuaj,
– Faturën e ujit,
– Punimet në rrjetin e ujësjellësit,
– Ndërprerjet eventuale të furnizimit me ujë , etj.
Përveq kërkesës tuaj për informacionet e sipërpërmendura, në të njejtën kohë mund të paraqitni:
– Prishjet dhe rrjedhjet në rrjetin e ujësjellësit,
– Bllokimet e pusetave të kanalizimit,
– Denoncim për forma të ndryshme të keqpërdorimit të ujit të pijshëm dhe,
– Çfarëdo që ndërlidhet me fushë veprimtarinë e KRU ” Prishtina ” sh.a.
Poashtu, mund të na shkruani dhe thirrni edhe përmes aplikacionit Viber, në numrin +383 44 520-270