Kroatët shkruajnë për ushqimet dhe vallet shqiptare: Edhe pse janë larg atdheut, nuk harrojnë se kush janë

0
922

Ditët e kulturës shqiptare u mbajtën në teatrin e qytetit “Zorin Dom” në Karlovac. U mblodhën përfaqësues eminent të Shoqatës së Shqiptarëve të cilët në qytetin me katër lumenj erdhën nga Zagrebi, Istra, Rijeka…..Ishte ky një rast për tu mbledhur dhe prezantuar kulturën, traditën, muzikën, vallet dhe kuzhinën shqiptare. Kështu shkruajnë kroatët për kosovarët.

Gratë shqiptare, gatuese dhe amvise të zonja ishin meritore për specialitetet shumë të shijshme të ofruara për gjatë këtij manifestimi.

Duke ju faleminderuar organizimit jashtëzakonisht të mirë të pakicës shqiptare, shpijaniket shqiptare ofruan gatimet më të njohura, të njelmëta e të ëmbla, të traditës shqiptare.

Mbrëmjes së këndshme dhe të hareshme i kontribuoi shumë edhe AKKV “SHOTA” i cili prezantoi këngët dhe vallet popullore, raporton OxygenPress.info

Para se të fillonte festa në emër të Shoqatës së shqiptarëve të Karlovacit e cila organizoi këtë festë, kryetari i saj, Besir Ziberi i përshëndeti të pranishmit dhe theksoi rëndësinë e këtij manifestimi në cilin shqiptarët e këtij qyteti ia prezantojnë kroatëve, trashëgiminë kulturore të tyre.

Manifestimi u mbajt nënë patronatin e kryebashkiakut të Karloavacit, Damir Mandiç dhe bashkë organizator ishin Unioni i shqiptarëve i Kroacisë, Këshilli i pakicës shqiptare të Zagrebit, Shoqata shqiptare e mbrojtësve të Kroacisë në luftën çlirimtare, Shoqëria kulturore “Shkëndija” dhe deputetja Ermina Lekaj Perlaskaj.

Të prnaishmëve iu drejtua kryetarui i Unionit të Shqiptarëve të Kroeacisë, Esad Çollaku e pastaj bashkëkombësit i përshëndeti edhe ambasadori i Kosovës në Kroacia, Gëzim, Kasapolli i cili rregullisht i përcjell ngjarjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me pakicën shqiptare në Kroaci.

Besir Ziber në skenë ftoi Lulëzim Jasharin – përfaqësues i familjes së Jasharajve duke theksuar se ajo familje është nga më meritorët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Në fund fjalën e saj e tha edhe deputetja Ermina Lekaj Perlaskaj duke theksuar rëndësinë e këtyre aktiviteteve të cilat e ruajnë identitetin kombëtar.

Në këtë tubim të shquar prezent ishte edhe Shuip Ziberi – kryetar i Këshillit të pakicës shqiptare të Zagrebit si dhe qytetarë kroat të cilët çmojnë dhe e respektojnë kulturën dhe traditën shqiptare.

Si edhe më parë ky manifestim dëshmoi pandashmërinë e shqiptarëve të cilët funksionojnë sikur një familje e madhe e cila kujdes dhe ruan traditën, identitetin e tyre dhe qenien e tyre kombëtare edhe pse janë larg atdheut./OxygenPress.info

IAKO SU DALEKO OD DOMOVINE, ALBANCI NE ZABORAVLJAJU TKO SU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu