Kriza ekonomike largon miliona njerëz nga Venezuela

0
55

Të paktën 2,3 milionë persona janë larguar nga Venezuela që nga viti 2015, pas një klime pasigurie të krijuar nga kriza më e rëndë ekonomike dhe politike që po përjeton ky shtet, ka njoftuar sot Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Komisariati i Lartë i OKB-së për refugjatët (UNHCR) dhe Organizata Ndërkombëtare për migrantët (IOM) raportuan gjatë një komunikate për shtyp se rreth tre milionë venezuelianë jetojnë aktualisht jashtë vendit, përfshirë 2,4 milionë në Amerikën Latine dhe Karaibe.

William Spindler, zëdhënës i UNHCR-së sqaroi se të paktën 2,3 milionë refugjatë dhe migrantë venezuelianë janë larguar nga vendi që nga viti 2015.

Pjesa më e madhe e tyre i drejtohen Kolumbisë dhe Perusë./Ata/OxygenPress.info

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu