Krejt çka nuk keni ditur për Sllovakinë

0
492

Republika sllovake me Republiken Ceke dhe Austrinë në perëndim, Poloninë në veri, Ukrainën në lindje dhe Hungarinë në jug. Lidhet me shumë vende evropiane përmes lumit Danub.

Malet Karpate shtrihen në hark nga Bratisllava drejt veriperëndimit ku përfshijnë edhe vargmalet e Tatras dhe malin më të lartë në vend, Gerlakovskishtit (2,655 m).

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Sllovakia ishte nën nazistët , por pas clirimit më 1945, u bë pjesë e Çekosllovakisë. Më 1960-t Aleksandër Dubcek-ut pati provuar të ishte lider më liberal nën regjimin sovjetik. Mirëpo kjo i shtyri forcat e Paktit të Varshavës ta pushtonin , më 1968.

Bratisllava u bë kryeqytet i Republikës Socialiste Sllovake, duke formuar një nga dy shtetet e federalizuara të Cekosllovakisë. Revolucioni paqësor I “Kadifenjtë”, më 1989 nisi aty dhe rrëzoi Qeverinë komuniste. Sllovakia u bë e pavarur më 1 janar të vitit 1993, pas shpërbërjes paqësore të Cekosllovakisë.

Në Sllovaki…

  • Parashuta shpiket nga Shtefan Baniq.
  • Tramvaji i parë që tërhiqej nga kuajt në Perandorinë Austrohungareze, i ndërtuar më 1840, ishte linja prej Bratisllavës deri te qyteti në afërsi, Svaty Jur.
  • Fabrika për shtypjen e monedhave Mincovna Kremnica, ishte themeluar më 1328, dhe ka prodhuar monedha e medalje gjatë gati 700 vjetëve.

Fakte rreth Sllovakisë…

  • Është anëtarësuar në BE në vitin 2004
  • Sistemin politik e ka- Republikë
  • Ka 5,4 milionë banorë
  • Përdor euron si valutë
  • Bratisllava është kryeqytet
  • Sllovakishtja është gjuhë zyrtare
  • “Ahoj” është përshendetje tipike

 

Bratisllava, kryeqyteti sllovak, shtrihet në brigje të Danubit. Kështjella e saj, poshtë, qe djegur më 1811 dhe qe rindërtuar gjatë 1950-ve. Qyteti ka një qendër historike me rrugë me kalldrëm, sheshe dhe ndërtesa rokoko të shekullit të tetëmbëdhjetë, si edhe shumë teatro, muze e galeri.

Sllovakia sot…

Kompanitë e huaja investojnë në Sllovaki, shkaku I fuqisë  së lirë  e të arsimuar  dhe taksave të volitshme. Kompanitë  si “Sony”, “Samsung” dhe “Heëlett-Packard” kanë fabrikat atje. Veturat “VË Touareg”, “Porsche Cayenne” dhe “Audi Q7” prodhohen  në Sllovaki, sikurse edhe ato “PSA Peugeot” “Citroen” dhe KIA. Gjatë vitit 2010, rreth 562,000 vetura janë prodhuar në Sllovaki. Sllovakia është qendër e trafikut rrufor, hekurudhor e ajror. Është vendi i BE-së që ka detet më së largu, por portet e Bratisllavës dhe Kamornos në Danub lidhin Sllovakinë me Detin e Zi dhe Detin e Veriut, përmes kanalit Rin-Majna-Danub. Bratisllava dhe malet e larta Tatra janë të njohura ndër turistë nga BE-ja dhe ata vijnë aty për të blerë qeramikë, qelq kristali, katran druri, e kukulla teli.

A keni uri?

Ushqimi sllovak është I pasur dhe të ngopë, me përbërës si mishi, patatet, pitëzat, djathi e salcat e trasha. Supa e lakrës me suxhuk dhe “bryndzove halusky” apo pitëza patatesh me djathë delesh e proshutë të fërguar –skuqura)janë dy hajet tradicionale. Zemlovka është një lloj pudingu i ëmbël, që hahet shumë dhe bëhet me moshë e bukë të bardhë të qullur në vezë e qumësht.

Kë e njihni?

Kampionja e tenisit, Martina Hingis,  ish numri një në botë dhe fituese e pesë titujve Grand Slam, është e lindur në Sllovaki. Endi Uarhol, pop artisti i lindur në Amerikë i kishte prindërit sllovakë dhe inxhinieri i elektrikës, Ivan Aleksandër Getting, i lindur nga prindërit sllovakë, por që emigroi në SHBA, është bashkëmeritor për zhvillimin e sistemit global të navigimit GPS.

BE dhe taksat..

Qeveritë nacionale dhe BE-ja në përgjithësi kanë nevojë të mbledhin para për arsimin, përkujdesje shëndetësore dhe rrjete transporti dhe, të inkurajojnë zhvillimin ekonomik dhe të biznesit.

Tatimet dhe taksat doganore janë mënyrë e rëndësishme për ta bërë këtë. Taksat mbajnë gjallë tregun e përbashkët. BE-ja nuk vendos se sa tatim duhet të paguajë secili qytetar, kjo është përgjegjësi e Qeverive nacionale. Ndonëse Sllovakia me mençuri ka përdorur taksat e ulëta për tërheqjen e investitorëve të jashtëm, BE-ja duhet të sigurojë se cili vend respekton rregullat e BE-së ashtu që bizneset e njërit vend të mos kenë përparësi jo fer ndaj konkurrentëve në pjesë tjera të BE-së.

Kush paguan taksa dhe si?

Individë paguajnë taksa për punë nga të ardhurat dhe interesi I fituar nga kursimet në bankë. Bizneset, ose tregtarët paguajnë taksa në fitim. BE-ja siguron që taksat për biznese caktohen në masë të duhur. Nëse taksat janë gabim, të mirat, shërbimet dhe paratë nuk qarkullojnë lirshëm në tregun e përbashkët të BE-së.

Ne të gjithë paguajmë tatimin në vlerën e shtuar për gjithçka që blejmë në dyqane, qoftë tenxhere apo frigoriferë. Rëndom ka një vlerë që i shtohet çdo produkti, ndonëse TVSH-ja  mund të ulet në disa produkte esenciale si ushqimet e barnat.

Doganat dhe akciza në BE

Zyrtarët doganorë mbledhin taksa importi dhe akcizë  në produkte të importuara nga jashtë. Pasi të jetë paguar kjo në kufirin e BE-së, atëherë mallrat mund të blihen e shiten pa pasur nevojë për taksa apo kontrolle të tjera.

Zyrtarët doganorë na mbrojnë, duke u kujdesur që të zbulojnë ushqimet e pasigurta, apo pajisjet elektrike që nuk janë conform standardeve të BE-së. Ata kujdesen që të mbrohen  specie e rrezikuara, duke kontrolluar tregtinë me fildish, zogj (shpendë) e bimë të mbrojtura. Ata na e mbrojnë edhe trashigiminë tonë kulturore, duke kontrolluar nëse ka tentative për kontrabandë veprash të artit. /Të nisemi për në Evropë/OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu