Krejt çka duhet të dini rreth pandemisë aktuale! Flet Dr. Lul Raka për secilin detaj

0
214

Mikrobiologu Lul Raka thotë se Kosova ka të rinj me potencial të jashtëzakonshëm dhe të gatshëm për të kontribuar në atdhe.

Raka thotë se në jetë është mirë të jesh në paqe me vetveten, edhe nëse je në luftë me të tjerët.

Ai ishte në Afrikë, në kohën e Ebolas, shkoi për ndihmë njerëzve të infektuar dhe e bëri në mënyrë humanitare.

“Shumë njerëz më kanë pyetur pse po shkon? Ti u bane nga Kaçaniku me shku? Por, kur shkon atje sheh paradoksin; spitalet mbyllur, vetëm 28 mjekë në Liberi, kanë vdekur mijëra punëtorë shëndetësor, ndërsa librat që i kisha lezuar, në teren nuk vlenin. Askund nuk shkruan që në kulm të epidemisë i mbyll spitalet dhe rastet, por ata bënin grevë, i leni njerëzit – kufomat, mbanin grevë doktorët pse nuk ua kanë agu 4 apo 5 dollarë për transportin”, thotë ai.

Kur flet për zbuluesit; ai thotë se shqiptarët kanë shumë: Nëna Tereza, Ferid Murati e shumë të tjerë.

Raka thotë se e keqja më  madhe që i ka ndodhur Kosovës është ikja e të rinjve – profesionist.

Sipas tij, dëmi tashmë ëhstë bërë, por duhet ndryshuar mënyra e funksionimit deri më tani në institucionet tona.

Ligjet e Kosovës, sipas tij, duhet ndryshuar dhe përshtatur me rrethanat.

Kur flet për simptomat, masat parandaluese dhe mënyrat se si mund të infektohemi me COVID-19, ai merr shumë shembuj dhe tregon me detaje se si të kemi kujdes;

Të rrini në shtëpi

Të mos keni kontakt përmes dorës

Sa më largë kontaktit të drejtpërdrejt

Virusi bartet përmes pshtymës, spërklave teksa flet apo edhe teshtini

Nuk baretet përmes marëdhënieve seksuale

Nuk bartet përmes qenit, maces apo kafshëve tjera shtëpiake

Nuk bartet përmes parave

Nuk bartet në pishina, në ujë

Duhet qëndroni sa më shumë brenda

25% e personave kanë virusin, por nuk kanë asnjë nga simptomat

80% e të infektuarve e kalojnë infektimin pa asnjë problem apo vështirësi shëndetësore

Duhet të keni kujdes nga infromacionet që i merrni, pra kujdes ku informoheni

Duhet lexoni këshillat nga OBSH, nga IKSHP, nga ministria e Shëndetësisë

Ndëse dëshironi të merrni informacione nga Lul Raka vetëm në faqen e tij në facebook – Lul Raka

Virusi prek më së paku fëmijët

Duhet bëheni polic, secili, lajmëro ata që dalin pa nevojë

Mbani distancën NJË metër apo edhe më shumë

Pastroni duart, edhe nëse e keni prekur virusin, pastroni vazhdimisht dhe shpejt, ai largohet

Virusi nuk qarkullon, por njerëzit, kputeni zinxhirin e tij, qëndroni në shtëpi

Virusi nuk i prek të gjithë, varet nga imuniteti dhe nga shumë faktor

COVID-19 nuk është virusi me rrezikshmërinë më të lartë

Një i infektuar mund të infektojë 3 deri në 4 persona

Vaksina nuk mund të jetë në treg edhe një vit

Nuk është zbuluar ilaqi për të

Virusi ka shumë pak mutacione

SARS, MERS dhe Coronavirusi i ri pritet të kenë një vaksinë të vetme – nëse nuk ka mutacione

Ka teste që tregojnë nëse e ke pasur dhe më nuk rrezikon, nëse e ke tejkaluar.

Lul Raka vlerëson se kur të përfundojë kjo gjendje, bota do të jetë në një rend të ri, do e vlerësojnë shoqërinë, punën, natyrën, familjen, pra njerëzit do shohin më shumë ato që i kishin gjithmonë e nuk ua dinin vlerën.

Ai thotë se në shekullin XXI problem do të jenë këto viruse-baktere, pastaj rezistenca ndaj antibiotikëve – duke i keqpërdorur. Raka shpjegon që do kemi probleme me virusin gjithmonë, sepse ata janë në planet që para njerëzimit.

Lul Raka aktualisht është profesor i Mikrobiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, mikrobiolog në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe udhëheqës i Programit për Rezistencë Antimikrobike dhe Infeksione Spitalore në Ministrinë e Shëndetësisë. Njëherësh koordinator i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Është baba i 3 fëmijëve dhe jeton në Kaçanik.

Gjatë luftës ka qenë mjek në UÇK.

Ka magjistruar në vitin 2002 në Prishtinë, kurse në vitin 2004 ka mbaruar specializimin nga Mikrobiologjia mjekësore. Për aftësim specialistik ka qenë edhe në SHBA, Kanada, Holandë e Kroaci.

Disertacionin e doktoratës e ka punuar në Universitetin e Zagrebit e të Prishtinës dhe e ka mbrojtur në vitin 2009 në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Është zgjedhur profesor asistent i Mikrobiologjisë mjekësore në vitin 2010.

Ka qenë bursist i State Department të SHBA-së në Universitetin e Karolinës Jugore (2007) dhe i Fogarty International Centre në Neë York (2002). Është autor dhe koautor i 57 punimeve shkencore dhe 112 abstrakteve të prezantuara apo publikuara në 37 shtete të botës.

Prof.Dr.sc.Lul Raka, ka qenë në Qendrën e Trajtimit të Ebolës “ELËA II” në Monrovia të Liberisë. Ai flet për rrezikun,  parandalimin dhe mjekimin e EBOLAS. Raka,  i cili vullnetarisht është paraqitur për të dhënë kontributin e tij për mjekimin e banorëve të Liberisë, thotë se virusi në formë shpagete, ka qenë më vdekjeprurësi në rruzull./oxgenpress.info