Krasniqi: Ëndrra ime ka qenë Kosovës t’i sjell një titull kampion bote në boks

0
207

Kampioni i botës në Boks, Robin Haxhi Krasniqi, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë sot është takuar edhe me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Krasniqi ka thënë se është krenar dhe ndjehet mirë që e ka mbështetjen nga Kosova në rrugëtimin e tij si boksier.

” Faleminderit për respektimin për mua është krenari, që shteti im gëzohet dhe më respekton mua kaq shumë në ndeshje. Ata më kanë mbështetur dhe më kanë respektuar çdo herë sikur të isha pjesëtar i familjes së tyre, ata më kanë motivuar”.

“Gjatë rrugëtimit tim 15 vjeçar në boks kam pasë zhgënjime dhe gëzime. Por, qëllimi kryesor ka qenë ëndrra më madhe që shtetin tim ta nderojë me këtë titull kampion bote”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, Dumoshi ka deklaruar se fitorja e Krasniqit flet shumë për Kosovën.

“Më vjen mirë që sot po takohemi, jemi të emocionuar për punën Krasniqin dhe për punën e tij”.

“Për tu falënderuar janë edhe familja jote dhe njerëzit që të kanë mbështetur për të ardh këtu”, ka thënë Dumoshi./KlanKosova