KQZ: Të gjitha qendrat e votimit në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut janë hapur me kohë

0
117

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bën të ditur se në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohën e planifikuar dhe të përcaktuar me ligj.

KQZ kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e masave mbrojtëse sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.

“Sot në dy komunat e Republikës së Kosovës, Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetarin e tyre. Sipas raportimeve nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve nga këto dy komuna, të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohën e planifikuar dhe të përcaktuar me ligj”.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e masave mbrojtëse sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës për media në KQZ.