Kosovarja e parë asambleiste në Roeselares të Belgjikës

0
107

Deniza Miftari nga Gjilani, është kosovarja e parë asambleiste në Roeselares të Belgjikës. Ajo është 23 vjeçare, dhe përveç që tani mirret me politikë, ajo njeh edhe muzikën dhe sportin.

Në zgjedhjet lokale që u mbajtën në Belgjikë, Miftari ka arritur numrin e votave të mjaftueshme që të bëhet asambleiste.

Ajo pritet të diplomojë në shkenca sociale në fakultetin VIVES në Kortrijk të Belgjikës.

Është edhe kryetare e këshillit studentor dhe anëtare e këshillit akademik dhe bordit të drejtorëve.

Në qytetin e Roeselares ajo është e angazhuar në shumë aktivitete vullnetare në mbështetje të fëmijëve që vijnë nga familjet jo-funksionale dhe aktiviteteve tjera duke ndihmuar komunitete të ndryshme në nevojë, shkruan gazeta Metro.

Deniza është e bindur se me ndryshimin e sjelljes dhe stilit të jetës ne mund të ndikojmë pozitivisht në mirëqenien e planetit tonë. Këtë ajo e konsideron domosdoshmëri.

Megjithëse me shumë sfida, duke garuar për Partinë e Gjelbër, Deniza arriti të zgjidhet asambleistja me re dhe e vetmja e cila vjen nga një familje refugjatësh.

Këtë fitore ajo ia dedikon babait të saj i cili ndërroj jetë pesë muaj më parë.

Qëllimi i Denizës si asambleiste e re është të angazhohet në politikat për mbrojtjen e ambientit dhe komuniteteve në nevojë duke qenë model për të rinjtë e sidomos për vajzat në Roeselares./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu