Kosovarët të dhënë pas kafesë e çajit, miliona kilogramë të konsumuara

0
74

Pijet më të konsumuara në Kosovë janë kafet dhe çajat. Rreth 10 milionë kilogramë kafe e çaj konsumohen nga kosovarët përgjatë një viti.

Në vendin janë 530 kafene dhe 134 çajtore, ku shërbehet kafe dhe çaj. Së paku kaq janë të regjistruara si biznese në ARBK.

Por, konsumimi nuk ndodhë vetem nëpër lokale, por edhe nëpër shtëpitë e tyre.

Gjithë kosovarët pëlqejnë të nisin ditën në lokale ku shërbehen këto pije. Në tërë vendin, janë mbi 500 lokale të tilla që ofrojnë disa lloje të këtyre pijeve.

E meqenëse në Kosovë nuk kultivohen këto produkte, vendi e ka të detyruar importin prej vendeve të tjera.

Ndërkohë, sipas Agjencisë Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve(ARBK), në tërë Kosovën janë 530 kafene të regjistruara, ndërkohë që vetëm 470 prej tyre janë aktive.

Numri më i madh i kafeneve gjenden në Prishtinë, përkatësisht 110 kafene. Ndërsa, pas kryeqytetit renditet Prizreni me mbi 70 kafene.

Përveç kafeneve, janë dhe 132 çajtore, prej të cilave 115 vazhdojnë të jenë aktive.

Në bazë të këtyre të dhënave, me numër më të madh të çajtoreve, prin Vushtrria, që njihet ndryshe edhe si qytet ku qytetarët i pinë deri në 70 çaja gjatë një dite. Vetëm në këtë komunë, janë aktive mbi 30 çajtore.

Menjëherë pas Vushtrrisë, renditet Podujeva. Llapjanët brenda ditës i pinë deri në 40 çaja.

Edhe në Mitrovicë duket se konsumohet çaji mjaft shumë. Gjithë kjo në bazë të numrit të madh të lokaleve ku shërbehet çaji, i cili shkon në 26 çajtore.

Por,  përderisa numri i çajtoreve në Vushtrri, Podujevë e Mitrovicë shkon deri në 30, në qytete si Rahoveci, Deçani, Dragashi, Gjakova e Fushë Kosova, nuk figuron asnjë biznes i regjistruar si çajtore.

Ndryshe, vetëm në dy vitet e fundit, sasia e çajit dhe kafes së importuar kap shifrën e mbi 50 milionë euro./Metro/OxygenPress.info