Kosovarët e “varfër” shkojnë për haxhillëk, paguajnë nga 4.150 euro

0
181

Këtë vit nga Kosova drejt Qabesë udhëtojnë 1080 persona për haxhillëk.

Është udhëtimi më i rëndësishëm në jetën e tyre. E haxhilerët e këtij viti kanë veshur ihramin, rrobën tradicionale të haxhillëkut.

Po kontrollojnë çantat nëse i kanë gjithçka çfarë ju duhet në Arabinë Saudite.

Tabela në aeroportin e Prishtinës, haxhilerëve po u kërkon të kryejnë procedurat para nisjes për në Xhedah të Arabisë Saudite.

Në kësi raste nuk mungojnë as emocionet.

Ndërkaq, besimtarët mysliman që udhëtojnë këtë vit për në Qabe ndjehen të lumtur.

Por, shumë nga ta çmimi prej 4150 euro për haxhillëk u duket i lartë.

Megjithatë, ka prej tyre që e arsyetojnë çmimin e lartë.

E në krye të besimtarëve për në udhëtimin drejt vendeve të shenjta myslimane, është myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Ai thotë se çmimi për haxhillëkun nuk është i lartë.

E shkuarjen për vizitë në Mekë e Medine, Tërnava thotë ta ketë paguar vetë.

Këtë vit nga Kosova për në Qabe udhëtojnë 1080 veta, e vetëm këtë të mërkurë nga Prishtina u nisën 261 prej tyre.