Kosova vazhdon progresin në renditjen e FIFA-s

0
44

Shtëpia e futbollit botëror, FIFA, e ka publikuar sot renditjen e re, ku pikërisht Kosovën e ka vendosur në titullin kryesor si kombëtare që ka arritur renditjen e saj më të mirë që nga anëtarësimi në këtë organizatë në maj të vitit 2016.

Në fakt, Dardanët tani janë në pozitën e 119-të të FIFA-s, ndonëse gjatë muajit shtator arritën të fitojnë kundër Çekisë (2:1), derisa pësuan humbje si mysafirë nga Anglia (5:3).

Kosova i ka 1164 pikë, por me cilësinë dhe rezultatet e arritura deri më tash pa dyshim meriton vend shumë më të lartë në këtë renditje. Sidoqoftë përfshirja e saj në renditje vetëm para 3 vitesh dhe ndryshimi në metodën e vlerësimit në këtë renditje që është bërë para pak kohësh kanë bërë që progresi i Dardanëve të jetë më i vogël.