Kosova U21 e gatshme për sfidën me Anglinë U21

0
45

Kombëtarja e Kosovës U21 e ka zhvilluar sonte stërvitjen e saj në stadiumin “KCOM” në Hull City, aty, ku nesër në mbrëmje, në orën 20:45, do të luajë ndeshjen kualifikuese kundër Anglisë U21 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021.

Atmosfera në kampin e drejtuar nga Rafet Prekazi është shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët janë të gatshëm për lojë. Përkundër faktit se përballë do të kenë një kundërshtar shumë cilësor, Dardanët e rinj e presin me entuziazëm këtë duel dhe me vetëbesim se mund të nxjerrin rezultat pozitiv.

Stërvitja e sotme ka qenë me intensitet më të vogël, por i ka shërbyer futbollistëve për t’u ambientuar me fushën, derisa përzgjedhësi Prekazi ka dhënë instruksionet e fundit për lojën e nesërme.