Kosova tërheq kërkesën për anëtarësim në Interpol

0
42

Kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj i ka dërguar sot letër Asamblesë së Interpolit, me të cilën e njoftonte se Kosova po tërheq kërkesën për anëtarësim në Interpol.

Duke pasur parasysh se në Kosovë më 6 tetor janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, ju lusim me respekt që kërkesën tonë për aplikim për anëtarësim ta shtyni deri në seancën e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, ka shkruar Haradinaj.

Mediat serbe raportojnë se ambasadorit të Serbisë në Paris i është dorëzuar nota me të cilën Ramush Haradinaj tërheq kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Kjo notë ka arritur sot pak pas orës 15.

Sipas paralajmërimeve, kërkesa e Kosovës është dashur të procedohet në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit më 17 tetor dhe në lidhje me kërkesën duhej të votohej dy herësh.

Njohësit e rrethanave ishin të bindur se kërkesa e Kosovës nuk mund të kalonte.