Kosova shënon rënie në renditjen e FIFA-s

0
58

FIFA ka publikuar ranklistën më të re të kombëtareve të futbollit.

Kosova në ndeshjet e shtatorit ka barazuar me Moldavinë në Parma (1-1) dhe ka humbur në stadiumin “Fadil Vokrri” nga Greqia (1-2).

Këto ndeshje kanë ndikuar që Kosova ta humbas një pozitë në renditjen e re të FIFA-s.

“Dardanët” tani renditen në vendin e 116-të, kurse herën e fundit ishte pozicionuar në vendin e 115-të.